Drejtori i RTK-së i pikëlluar me vdekjen e aktorit, ka disa fjalë për të!
Drejtori i përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës, Mentor Shala e ka quajtur humbje të madhe për televizionin dhe vendin tonë vdekjen e aktorit Blerim Pecit.
“Sot na la njëri prej bashkëpunëtorëve më të mirë që kishim! Na la aktori më i mirë i komedive në Kosovë! Për RTK është një humbje e madhe, por edhe për serialin dhe filmin televiziv në Kosovë. Bashkëshortes Aferdites, femijëve por edhe gjithë familjarëve,kolegëve, miqëve të Blerimit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Blerim prehu në paqe, miku im”, ka shkruar Shalan në “Faceook”. /Indeksonline/