18:52 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drejtori i Zvezdës kërcënon Shaqirin: Ai e di se ferri e pret në Marakana

Liverpool në grupin e Ligës së Kampionëve do të luajë kundër PSG-s, Napolit dhe Crvena Zvezdës, ku zyrtarët e kësaj të fundit mezi pret ardhjen e gjigantit anglez në Beograd.

Këtë verë në Liverpool erdhi Xherdan Shaqiri, shqiptar i lindur në shtetin zviceran, ku nuk mendonte se së shpejti do të luante kundër në Marakana.

Sulmuesi kujtojmë se arriti të shënoj gol kundër Serbisë në Botërorin e Rusia 2018 dhe festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, ku të njëjtën gjë e kishte bërë me rastin e shënimit të golit edhe Granit Xhaka.

Serbët duket se me padurim presin ardhjen e Liverpoolit në Beograd, ku në skuadrën angleze do të jetë edhe kroati Dejan Lovren.

“Unë mendoj se do të jetë nën presion të pabesueshëm psikologjik, sepse do të dijë se ku do të vijë. Ai e di se Zvezda është simbol i Serbisë, dhe do të luajë në ferrin e Marakanas. Unë nuk e di edhe nëse do të vijë edhe ai. Dhe nëse vjen, do të jetë më e vogël se sythi i luleve. Unë dyshoj se do të vijë”, tha drejtori i Zvezdës.

“Natyrisht, si një klub ne duhet t’i presim si çdo ekip tjetër. Nuk duhet të merremi me të kaluarën dhe historinë. Zvezda duhet të bëjë gjithçka për ta bërë Shaqirin të ndihet se ka ardhur për të luajtur futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë në rast të situatave të padëshiruara dhe të jemi një mikpritës i mirë” , tha Terziç.

Theksojmë se ndeshja mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 nëntor të këtij viti.