Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj pret në takim Komandantin e Policisë së FSK-së
Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj u mbajt një takim zyrtar ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonelit Faton Pllana dhe Komandantit të Policisë së FSK së, Major Besnik Selimi.
Drejtori Rajonal i policisë, e njoftoi Komandantin e Policisë së FSK-së dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale e Ferizajt i ka ndërmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve .
Po ashtu dy palët u dakorduan për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë së PK-së dhe FSK-së, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.