16:25 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drejtori rajonal i Policisë Rexhep Sijarina priti në takim zyrtarë policor nga Panama dhe Kosta Rika

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë, nënkolonel Rexhep Sijarina dhe stafi i tij, kanë pritur në një vizitë zëvendësdrejtorin e policisë së Panamasë, Nestor Valdes Ramos, Komisarin e Policisë nga Panama, Rene Eliecer Herrera Sanchez, zëvendësdrejtorin e policisë së Kosta Rikës, Reinaldo Gonsalez Cubero, si dhe Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi.

Ky delegacion po qëndron në Kosovë për nder të përvjetorit të Policisë së Kosovës, krahas dhjetëra delegacione të tjera nga e gjithë bota që do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Me këtë rast Drejtori Sijarina dhe mysafirët biseduan për sfidat dhe dukuritë me të cilat përballen policitë e të tria vendeve, duke i dhënë një theks të veçantë përvojave të cilat kanë ndihmuar në tejkalimin e vështirësive.

Ai tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i policive të tria vendeve për luftimin e krimit transnacional, duke vlerësuar se me avancimin e teknologjisë informative, shpejtësia e shkëmbimit të informacioneve do të ndihmon në kapjen e grupeve kriminale.

Palët në fund të takimit shprehën gatishmërinë për mbështetje dhe shkëmbim përvojash në të ardhmen.

Temat: