19:53 / E Diele, 18 Gusht 2019

Drejtori sportiv i Juventusit ka udhëtuar në Barcelonë për të zhvilluar bisedime me klubin

Fabio Paratici, ka qenë në Barcelonë për të zhvilluar bisedime me klubin për disa marrëveshje të mundshme.

Ai u takua me drejtuesit e Barcelonës të Shtunën, që ta kuptojë nëse mund të bëjë disa marrëveshje me katalunasit, pohon IlBianconero, transmeton Indeksonline.

Prej javësh, Juve kanë qenë pas Juan Miranda. Ata aktualisht janë larg nga një marrëveshje, mbi të cilën Barcelona nuk dëshiron të humbasë kontrollin e tyre të plotë.

Paratici megjithëse propozoi idenë e  shkëmbimit Miranda-Daniele Rugani, një ide që mund të zgjidhte këtë problem. Barcelona ende nuk është përgjigjur në atë ofertë pasi Miranda kërkohet edhe nga Marseille./Indeksonline/.