20:02 / E Hënë, 12 Prill 2021 / Blerim

Drejtoria e Policisë së Kosovës në Prishtinë gjithandej në zbatimin e masave antiCOVID

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimit të   Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim  dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

“Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit  është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër,  të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta”, ka bërë të ditur policia e rajonit të Prishtinas përmes një njoftimi.

Në kuadër të mekanizmave shtetëror për zbatimin e masave antiCovid që ka marr Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës është institucioni me përgjegjësinë më të madhe për zbatimin e këtyre masave në terren.