22:22 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Drejtuesit e Juvetusit takohen me agjentet e Moratas dhe Zaniolos

Skuadra e Juventusit po punon për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Gazetari, Gianluca Di Marzio raporton se pas takimit me agjentin e Kalidou Koulibaly, menaxheri i Juventusit, Federico Cherubini, mbrëmjen e sotme është takuar edhe me agjentët e Niccolò Zaniolo dhe Alvaro Morata, transmeton Indeksonline.

Për Zaniolon bardhëzinjët kanë shfaqur interesim qysh nga fillimi i merkatos, ndërsa Morata ishte pjesë e Juventusit edhe më pare dhe ishte larguar pasi nuk kanë arritur marrëveshje për rinovim.

Këto transferime pritet të zgjidhën nëse skuadra e Juventusit arrin ta shes futbollistin Matthjis De Ligt.

Ndërkohë trajneri Masimilliano Allegri po përgatitet të mirëpresë dy futbollistët e rijnë, Angel Di Maria dhe Paul Pogba./Indeksonline/