75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Drenas, arrestohet burri pasi rrahu gruan

Një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, në Drenas.

Policia bën me dije se personi është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 29.01.2018 -08:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten e tije K-Shqiptare e ka sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bën të ditur policia./Indeksonline/