18:11 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Drenasi feston, FERRONIKELI KAMPION

Feronikeli është shpallur kampion i Superligës së Kosovës për sezonin 2018/19.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” skuadra nga Drenasi mposhti Prishtinën me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të këtij edicioni.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ylli Hoxha në minutën e 72-të të ndeshjes, ku një krosim i tij nuk u devijua nga askush dhe gjeti rrjetën.

Feronikeli mbyll sezonin në vendin e parë me 80 pikë, pesë më shumë se Prishtina.

Llapi është e treta në tabelë me 69 pikë derisa Drita në vendin e katërt me 48 pikë.

Feronikeli është edhe në finale të Kupës ku do të luaj kundër Trepça ’89. /IndeksOnline/