20:00 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Drenica ia lë një pjesë të fajit FFK-së: Nuk kemi stadiume për këtë kohë, kampionati duhet mbyllur

Skuadra e Drenicës ka konfirmuar sot se ndeshja e fundjavës kundër Lirisë ka gjasa të mëdha të anulohet për shkak të fushës.

Stadiumi “Bajram Aliu” është në gjendje tepër te keqe, madje duket sikur një “pishinë olimpike”, shkruan IndeksOnline.

Kjo ka bërë klubin drenicak të reagoj përmes rrjeteve sociale, duke përmend edhe Federatë e Futbollit të Kosovës.

“Një pjesë të madhe të fajit për gjendjen e lloçit dhe fushave të papërshtatshme për lojë e ka edhe FFK-ja. Nuk mund të zgjatësh kampionatin duke e ditur se janë të pakta ato terrene të futbollit në Kosovë që mund të përballojnë motin që po mbizotëron momentalisht”, shkruhet në një pjesë të shkrimit.

Shiju po vazhdon të bije në Kosovë, dhe ndeshjet e xhiros së 18-të në Superligë fillojnë qysh nga nesër (e premte). Nëse vazhdon kështu, atëherë jo vetëm Drenica – Liria, por edhe shumica e ndeshjeve rrezikohet të mos zhvillohen gjatë kësaj fundjave./IndeksOnline/

  • Ky është postimi i plotë: