14:54 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Drenica këndellet, e mposht rivalin lokal

Skuadra e Drenicës rikthen fitoren pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Besës së Pejës.

Drenica arriti fitore në xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës pasi mposhti 3 me 1 rivalin lokal, Feronikelin, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë ndeshje për ekipin e Devollit, i shënuan: Uka (dy gola) dhe Frashëri.

Të vetmin gol për ekipin e Klodian Duros, e shënoi Simonovski.

Kujtojmë se skuadra e Niklit mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e 45-të me të kuq direkt u ndëshkua Bojku.

Me këtë fitore Drenica rrit shpresat për mbijetesën, me 23 pikë në pozitën e 9-të, kurse Feronikeli bie në pozitën e shtatë me 24 pikë./IndeksOnline/