14:08 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Drenica konfirmon trajnerin për ndeshjen ndaj Dritës

Skuadra e Drenicës do të luajë nesër (e shtunë) ndeshjen ndaj Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Drenica është pa trajner, pasi gjatë kësaj jave dhe pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, largoi Bledar Devollin.


Ashtu siç mëson “Gazetasheshi”, skuadrën e Drenicës do ta menaxhojë asistenti, Johanes Tafaj.

Drenica pas 25 ndeshjeve ndodhet në pozitën e nëntë me vetëm 26 pikë të grumbulluara, ndërsa Drita në pozitën e parë me 54 pikë./IndeksOnline/