15:05 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / B O

Drenica mposht Prishtinën në shtëpi, Gjilani dhe Vëllaznimi ndajnë pikët

Vëllaznimi dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 15-të Vala Superligës, ndërsa Prishtina është mposhtur në shtëpi.

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 2-0, kështu duke bërë një hap të madh për qëndrim në Superligë.

Drenica me këtë fitore ngjitet në pozitën e tetë me 21 pikë, ndërsa Prishtina ka 24 pikë dhe mbetet në vendin e dytë.

Vëllaznimi ndërkohë ka barazuar në shtëpi nga Gjilani, në një ndeshje pa gola.

Vëllaznimi ngjitet një pozitë më lartë në tabelë pas këtij barazimi, pra në të gjashtën me 22 pikë.

Ndërsa, Gjilani mbetet në pozitën e tretë më 24 pikë. /IndeksOnline/