15:07 / E Enjte, 07 Janar 2021 / C E

Drenica prezanton dy futbollist nga Shqipëria

Drenica ka bërë prezantimin e dy futbollistëve nga Shqipëria.

Skuadra nga Skenderaj ka transferuar Eglantin Gjonin dhe Donald Rapon nga skuadra e Laçit.

Ky është njoftimi i skuadrës:

Gjoni dhe Rapo, përforcimet e radhës! Skenderaj – 07 janar 2021.

Në vazhdën e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë. Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nënshkruar kontratën deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi. Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanelën kuq e zi , deri në fund të ketij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri. Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim, do të prezantojnë edhe përforcime të tjera.