21:57 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Drenica prezanton mbrojtësin nga Shqipëria

Drenica ka prezantuar mbrojtësin e majtë, Klevis Shaqe

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Superligës së Kosovës, përmes rrjetit social “Facebook”. Teksa kanë shkruar se Shaqe i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në Durrës.

21 vjeçari te Drenica ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të sezonit, me mundësi vazhdimi.

“Prezantimi i lojtarit u bë në praninë e kryetrajnerit Bledar Devolli dhe menaxherit të futbollistit Ardi Gjanci. Shaqe i’u bashkua menjëherë pjesës tjetër të ekipit në Durrës, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore”, thuhet nder tjera në njoftimin e Drenicës

Klevis Shaqe para se te transferohej te Drenica ishte pjesë e KF Turbina (Cërrik).