22:29 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drenicaku i “O sa mirë” krahas Delawie: Boll je mundu, por me dreqen darsem s’bohet

Një pritje lamtumirëse u mbajt sot për ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

E largimi i tij nga Kosova, duket se ka mërzitur edhe Jeton Zogjanin, aktorin e njohur të serialit “O sa mirë”, transmeton Indeksonline.

“Dashamire, t’njefsha t’miren, boll je munu me na ndihmu por me dreqen darsem s’bohet!!”, ka shkruar ai krahas fotografisë të publikuar në Facebook.

Ndryshe, Zogjani njihet për batutat e tij të shpeshta./Indeksonline/