08:33 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Drenicaset me plisa në kokë nisen për Shqipëri, nderojnë Shote Galicën!

Dhjetëra gra e vajza nga rajoni i Drenicës janë nisur për Shqipëri për një përvjetor të veçantë.

Ato do të bëjnë homazhe në Fushë-Krujë pranë varrit të heroinës shqiptare, Shote Galicës, e cila sot ka përvjetorin e vdekjes.

Këtyre femrave nga Drenica i është bashkuar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, shkruan Indeksonline

Një gjë që bie në sy është vendosja e plisave në kokë, ashtu siç e vendoste edhe heroina, Shote Galica.

Ndryshe, në biografinë e Shotës tregohet se ajo ka lindur në fshatin Radisheve të rajonit të Drenicës.

Ishte motra e 6 vëllezërve. Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915.

Në vitin 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe në Junik në vitet 1912-23.

Në vitin 1925, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Azem Galica , ajo luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë .

Ajo mbahet mend që ka kapur një komandant ushtarak serb dhe një numër ushtarësh në Çikatovë , në korrik të vitit 1927, u tërhoq në Shqipëri dhe i kalonte muajt e fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq.

Shote Galica ishte një legjendë virtuale në kohën e saj. Ajo mbahet mend për thënien: Jeta pa dije është si një luftë pa armë. /Indeksonline/