20:42 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drenori pas dënimit të ish drejtorit të DKA-së: Kryesues, me të mblodhe vota për PDK-në!

Ish kandidati i pavarur për Kryetarë të Komunës së Drenasit, Xhevat Drenori ka reaguar pasi Gjykata dënoi sot ish Drejtorin e Arsimit, Sadik Tahirajn, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lidhur me këtë, Drenori ka thënë se para dy ditëve denoncimet e tij ndaj të dënuarit kryesuesi i kishte “shajtur”. Sipas tij, është dënuar njeriu më i afërt politikisht i fshatit të kryesuesit. “Më të mblodhe vota për PDK-në”, ka shkruar ai në fb, transmeton ‘Indeksonline’.

“U denua ish Drejtori i DKA-së pas denoncimit që i kisha bërë tek organet e ndjekjes!

I nderuar Kryesues, para dy dite “i shave” kallëzimet e mija penale.

Sot u dënua  njëriu më i afërt politikisht i fshatit tënd. Më të mblodhe vota për PDK-në. Ai e paska pranuar fajësinë (hajninë). A ke naj opinion (me fal, mendim) për këtë rast?! Unë megjithatë pas konsultimeve me avokatët e mi, do kërkojmë që komunës tonë ti kompensohet dëmi”, ka shkruar Drenori në Facebook.

Ndryshe, gjashtë muaj burgim me kusht ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por megjithatë,  ky dënim nuk do të ekzekutohet në afat verifikimi prej dy vjetësh./Indeksonline/