20:33 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Drenori thotë se policia e ka arrestuar kërcënuesin e tij! (Foto)

Një person i cili për disa herë radhazi thuhet të ketë kërcënuar me jetë ish-kandidatin për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenorin, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Drenori, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Drenori ka falënderuar edhe policinë për identifikimin, intervistimin dhe thirrjen para përgjegjësisë të tij, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Falenderoj Policinë e Kosovës për identifikimin, intervistimin dhe thirrjen para përgjegjësisë të këtij tipit i cili nga tre profile me emra të ndryshem (të rrejshem) me kanosej me jetë, madje duke u thirrur edhe si daja i Kryetarit Lladrovci. (Ky i fundit ishte njoftuar nga unë për këtë rast).

Sot zyrtarisht nga Policia u njoftova se kundër këtij personi, i cili del të jet një qytater i lagjes Zogu nga Komorani, është ngritur Kallëzim Penal në Prokurinë Themelore në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Rasti kishte ndodhur në janar të këtij viti dhe pas lajmërimit në Polici të rastit, kjo e fundit sipas procedurave të Njësitit të Krimeveve Kibernetike me vendim të Gjykates përkatëse u janë drejtuar autoriteteve të rrjetit social Facebook në SHBA për çasje në profilet e kërcënuesit.

(Le të sherbej si mësim për çdo kërcënues se Policisë vetëm kohë i duhet për të identifikuar çdo manipulues që kërcenon në rrjete sociale).

PS.: Ky rast dhe raste tjera të kërcenimit dhe shantazheve të ndryshme, që përjetova gjatë veprimtarisë politike, kuptohet që me kanë veshtirësuar rrugën e qellimit tim që t’i ndihmoj demokratizimit të shoqërisë në Komunën tonë, por asnjëherë të arrijnë qellimin e tyre për të me ndalur apo zbrapsur në këtë mision të shënjtë që i kishim vënë vetes me ekipen time.

Tërheqja nga mandati i asamblistit dhe së shpejti edhe nga aktiviteti politik ka të bëjë kryekput me bindjen time të thellë se kam gjetur një mënyrë tjetër veprimi (gazetari investigative) për t’i ndihmuar proceset e forcimit dhe rritjes se efikasitetit të institucioneve të Republikës së Kosovës, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.