20:17 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dreshaj: Dilni në protestë, rritja 26% e çmimit të sigurimeve është zhvatje për qytetarët

Anëtari i AAK-së, Gani Dreshaj përmes një postimi në Facebook ka përkrahu protestën e qytetarvë kundër rritjes së çmimit të sigurimit.

Ai i ka dërguar thirrje qytetarëve që të mos lejohet hajnia, transmeton Indeksonline.

Dreshaj tha se BQK në vend që të përkrah qytetarët, ajo në mënyrë indirekte po e bën zhvatjen e tyre.

Ai mori si shembull rastin e Francës, ku nafta ishte shtrenjtuar për 2 centë dhe se qytetarët e bllokuan vendin me protesta.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Qytetarë, mos e lejoni hajninë e radhës

Lejuat shtrenjtimin e rrymës, taksave, naftës, tash e rritën edhe sigurimin e veturave.

Kërkoj nga të gjithë të dilni në protestë për t’i thënë JO plaçkës shtetërore me në krye BQK-në.

Janë po këto kompani sigurimesh që luajn me ndjenjat e qytetarëve çdo ditë me procedurat e tyre torturuese, ata që duhet t’i presësh me muaj për një vlerësim të dëmit dhe në fund të obligojnë të mësyesh gjykatat për shkak të vlerësimeve qesharake që bëjnë.

Dhe, po të njëjtve ne duhet tu obligohemi të iu paguajmë edhe për 26% më shtrenjt.

Në vend se BQK të përkrahte interesat e qytetarëve dhe bizneseve, ajo indirekt po bën zhvatjen e tyre. Secili qytetar që posedon një makinë në Kosovë, një muaj duhet të punojë vetëm për regjistrimin e veturës, dhe kjo është e papranueshme.

Këtu është krijuar monopol, siç po tentohet edhe me homologim. Në Kosovë, BQK dhe Bankat po kryejn punën e fajdexhive legale. Në Francë nafta u shtrenjtua për 2 cent dhe mijëra qytetarë bllokuan vendin në protesta duke moslejuar një gjë të tillë.

Andaj, ne të gjithë kemi arsye që të ngritemi në këmbë për të moslejuar pasurimin e individëve të caktuar në kurriz të popullit.

G.D