21:22 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Dreshaj e Arifi në Dubai, shpejt do të sjellin në Kosovë investitorë të mundshëm

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj bashkë me ambasadorin e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifin kanë zhvilluar një takim me sheikin e Dubait, Mohammed Omer Bin Haider.

Dreshaj u shpreh se ata janë dakorduar që në muajt e ardhshëm të dërgojnë ekipet e tyre për të hulumtuar projekte në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Ai tha se synimi i tyre ishin projekte infrastrukturore, zhvillimore dhe në bujqësi e turizëm.

Statusi i Dreshaj në Facebook:

Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifin patëm takim frytdhënës me një nga sheikët më të njohur në Dubai, Mohammed Omer Bin Haider.

U dakorduam që biznesmenët nga Dubai gjatë muajve të ardhshëm të dërgojnë ekipet e tyre për të hulumtuar projektet në Kosovë.

Synimi i tyre ishte për projekte infrastrukturore, zhvillimore si dhe në bujqësi e turizëm.

Jam i bindur që Kosova ka potenciale për investime dhe iu them me bindje se nuk do të ndalem asnjëherë me punë për vendin tim.G.D