20:50 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Dreshaj thotë se Haradinaj i ka dyert çelur në Berlin, e quan si rrugë të duhur për Bruksel

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka komentuar vizitën e Ramush Haradinaj në Berlin. I pari i ekzekutivit do të zhvillojë një takim me Angela Merkel me 6 qershor.

“Kjo është porta përmes së cilës duhet të kalohet në Bruksel. Kjo portë e Berlinit vazhdon të jetë e hapur për kryeministrin Haradinaj. Është e vetmja rrugë që dërgon në drejtimin e duhur. Ata që shpifin se Kosova mund të prishë raportet mes ShBA-së e Gjermanisë, janë shumë gabim ngase nuk jemi faktorë për të patur ndikim në dy shtetet ndoshta më me ndikim në botë”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/