22:48 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Drilon Hajrizi: Faleminderit mërgatë!

Kosova shënoi fitoren e dytë në po aq ndeshje në kuadër të parakualifikime për Kampionatin Botëror 2023.

Dardanët mposhtën Luksemburgun me rezultat 80-84, shkruan Indeksonline.

Drilon Hajrizi ishte më i miri në parket. Ylli i Pejës shënoi 25 pikë në këtë sfidë.

Pa ndeshjes, Hajrizi ka falënderuar Dardanët, në veçanti mërgatën që ishte me numër të madh në sallë.

Ky është postimi i tij:

Luxemburgu kalter e verdhe!

Kosovaret mund te veprojne kudo, por prezenca e tyre aty nuk eshte do si do! Basketbolli perbehet nga pese lojtare, e ne si brenda ashtu edhe jashte kemi lojtarin tone te gjashte, qe na e quajne Dardan!
Sot kishim edhe nje paraqitje te denjshme me perfaqesuesen e Kosoves, ndersa nje falenderim nga zemra drejt fitores ndaj Luxemburgut, ua dedikoj mergimtareve tane!

Faleminderit mergate!
DH12