14:52 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Drita ‘bën dritë’, e fiton lehtësisht derbin lokal ndaj Gjilanit

Skuadra e Dritës po vazhdon me rezultate pozitive në Superligën e Kosovës edhe në xhiron e 24-të.

Kampioni në fuqi arriti fitore të lehtë në derbin lokal, ndaj Gjilanit me rezultat 2 me 0, shkruan IndeksOnline.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, me Namanin dhe Limanin.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, por skuadra e Ardian Nuhiut bëri paraqitje fantastike dhe kishte më shumë raste shënimi, sesa ekipi i Bylbyl Sokolit.

Me këtë fitore, Drita rikthehet në pozitën e parë me 53 pikë, dy pikë më shumë se vendi i dytë, Ballkani (51)./IndeksOnline/