15:27 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Drita bën ‘dritë’ – E mposhtë Ballkanin e Ismet ‘Babës’ dhe merr pozitën e parë në tabelë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1, falë dy golave të realizuara nga Kastriot Rexha, ndërsa Ballkani nuk arriti më shumë se një gol përmes, Mirlind Dakut, shkruan IndeksOnline

Me këtë fitore, Drita e Gjilanit e merr vendin e parë në tabelën e Superligës, ku ka grumbulluar plotë 36 pikë, një pikë më shumë se Ballkani që ka 35./IndeksOnline/