Drita bindshëm kundër Flamurtarit, Vushtrria dhe Trepça ’89 ndajnë pikët
Drita ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Golat për skuadrën nga Gjilani i shënuan Betim Haxhimusa (5′), Izair Emini (50′) dhe Fidan Gerbeshi (79′).
Në ndeshjen tjetër, Vushtrria dhe Trepça ’89 barazuan me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Ardian Mujës në minutën e 17-të, derisa rezultatin e barazoi Jasmin Raboshta në minutën e 31-të.
Trepça ’89 është e para në tabelë me 4 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, Drita në vendin e tretë me 3 pikë derisa Vushtrria dhe Flamurtari në dy vendet e fundit me nga një pikë. /IndeksOnline/