75 Mall Live Search
18:05 / E Martë, 19 Maj 2026 / Gj Sh

Drita del me njoftim, fton tifozët për të festuar bashkë titullin e kampionit

Drita tashmë për vitin e dytë radhazi është shpallur kampion i Kosovës në futboll.

”Intelektualët” kanë arritur pesë tituj në histori të klubit që nga themelimi i tij, shkruan IndeksOnline.

Skuadra gjilanase ka dal me njoftim për tifozët, ku fton të bashkohen në festën e titullit të kampionit.

Ky organizim nga Drita do të zhvillohet ditën e diel më 25 maj, para Teatrit të Qytetit, nga ora 21:00.

”Pas shumë sakrifice, besimi, djersë dhe zemër në fushë, titulli vjen aty ku i takon, te Drita, te qyteti, te tifozët tanë.Më 24 maj, mblidhemi të gjithë për ta festuar këtë moment historik, për t’i dhënë zë krenarisë sonë dhe për ta ndjerë bashkë emocionin e kampionëve.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/