18:06 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Drita del me njoftim pas zyrtarizimit të Arbonor Mujës te Royal Antwerp

Futbollisti kosovar, Arbnor Muja edhe zyrtarisht është transferuar nga Drita te skuadra belge Royal Antwerp.

Zyrtarimi i tij ka ndodhur gjatë ditës së sotme ku pasi ka kryer me sukses testet mjekësore, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me klubin belg, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë transferim ka dal me njoftim edhe skuadra kosovare Drita, ku Arbnor Mujës i kanë dëshiruar fat dhe shëndet në karrierë.

”Klubi jonë FC DRITA është shumë krenarë për marrëveshjen e arritur në mes të dy klubeve dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, gjithashtu Arbnorit i deshirojmë fat dhe shëndet në karrierën e ndritur që do ta ketë para vetës.”, thuhet në njoftim.

Të pranishëm në ceremonin e nënshkrimit të kontratës së Arbnor Mujës ishin edhe zyrtarët e klubit të Dritës, presidenti z. Valon Murseli dhe manaxheri i klubit z. Jetmir Salihu gjithashtu edhe prindi Arbnorit z. Naser Muja./Indeksonline/