21:39 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Drita e Gjilani dënohen me nga 1000 euro

Drita dhe Gjilani janë dënuar me nga 1000 euro për incidentet e ndodhura në derbin e qytetit që u zhvillua me 16 shkurt.

Komisioni Disiplinor i FFK-së në mbledhjen e mbajtur sot (26.02.2019) ka shqiptuar dënimet për dy skuadrat e qytetit të Gjilanit.

Ky është njoftimi i FFK-së

KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur   disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  DRITA – GJILANI  e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit  në Gjilan ; raportet zyrtare  ( sjellje e gabuar e spektatorëve ; hudhje e gjasendeve  dhe flakadanëve  në fushë  minutat; 65,71,84,90+ ) DENOHET me të holla në shumë prej ; 1000  euro ( njëmijë euro ) në bazë  të Rregullores  disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  2 pika 1. Afati  i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15  ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishë. ( neni 11 paragrafi 1 )

KF “ GJILANI “ nga Gjilani  në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e komisionit, për  sjellje të gabuar të spektatorëve   të klubit (  ndezje dhe hedhje  e flakadanëve  dhe fishekzjarrëve në fushën e lojës  në minutat ; 57,70,73,82 dhe 90+ ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për  kategorinë e seniorëve ;  DRITA – GJILANI  e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ; raportet zyrtare ; DENOHET  me të holla në shumë prej; 1000  euro ( njëmijë  euro ) në bazë të Rregullores  disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2  pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.