20:48 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / A. A

Drita e jashtëzakonshme ndaj Feyenoordit, Prishtina mban situatën nën kontrollë

Drita është afër të shënoi fitoren më të madhe në historinë e saj.

Skuadra e Ardian Nuhijit mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1 kundër Feyenoordit në ndeshjen që po zhvillohet në Holandë.

Simonovski dhe Fazliu shënuan për Dritën ndërsa Til për Feyenoordin.

Edhe Prishtina po fiton me të njejtin rezultat nda Connah’s me dy golat e Endrit Krasniqit.

Prishtina është në epërsi 6-2 pas dy ndeshjeve.

/Indeksonline/