16:58 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Drita e mposhtë në fund Besa Pejën, Ballkani fiton bindshëm ndaj Llapit e Trepça’89 e befason Prishtinën


Tashmë kanë përfunduar tri takimet e xhiros së katër në Superligën e Kosovës në futboll, duel këto që filluan nga ora 15:00.

Të tri ndeshjet dhuran spektakël, por ajo e cila mori vëmendjen sot ishte takimi Llapi – Ballkani, ku shënuan plotë katër gola, shkruan IndeksOnline

Me dy gola nga Daku dhe një nga Baftiur, Ballkani mposhti Llapin e Batatinës të cilët në këtë takim shënuan vetëm një gol përmes, Arbnor Ramadanit nga gjuajtja e lirë.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo ndërmjet Trepçës’89 dhe Prishtinës, ku mitrovicasit triumfuan me golin e shënuar, Arbnor Muja në minutën e 89 të takimit, gol ky që i mjaftoi Trepçës ta fitoi këtë takim në 1:0.


E ndeshja e fundi dhe mjaft inetresante ishte ajo në mes Dritës e Besa Pejës, ku gjithsej u shënuan katër gola me tre nga klubi gjilanas e një nga Besa.
Me dy golat e Rexhës dhe Namanit, Drita e mposhti Besën në 3:1.