14:58 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / Blerim

Drita fiton bindshëm ndaj Besës, Feronikeli minimalisht ndaj Arbërisë, e Gjilani nuk lejon befasi nga Drenica

Tashmë kanë përfunduar tri takimet e parapara të zhvilloheshin sot me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 13’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita e mpsohti me rezultat bindës Besën në 1:4, duke vazhduar drejt kreut të Superligës, me dy gola nga Fazliu e dy nga Haxhimusa, Drita vendosi fitore të madhe e për pejanët shënoi Krasniqi, shkruan IndeksOnline

Në dy ndeshjet e tjera nuk kishte ndryshim rezultati nga ai i pjesë së parë, pasi Feronikeli me golin e Dabiqajt e mbylli takimin në 1:0 ndaj Arberisë që sot nuk tregoi asgjë.

Po e njejta situatë ndodhi edhe në takimin Gjilani – Drenica, ku Nikaç ishte heroi i vendasve, i cili vulosi takimi në 1:0./IndeksOnline/