17:58 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Drita fiton derbin ndaj Feronikelit, Gjilani më i mirë se Drenica

Sot në program të Superligës së Kosovs në futboll ishin dy ndeshje, Drita – Feronikeli dhe Drenica – Gjilani.

Ekipi i Dritës shënoi fitore minimale ndaj kampionit në fuqi, Feronikelit i cili ende nuk është këndellur si duhet në këtë sezon. Golin e shënoi Hamdi Namaninë fund të pjesës së parë.

Ndërsa Drenica u mposht para tifozëve të vetë nga Gjilani me rezultat të pastër 0:2.

Golin e parë për gjilanasit e shënoi Progni në minutën e 16-të, ndërsa Jonuzi në të 63-tën realizoi për rezultatin përfundimtar./Indeksonline/