19:13 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

Drita – Gjilani edhe më herët ishte luajtur pa shikues, ja kush kishte triumfuar

Kryendeshja Drita – Gjilani, që do të luhet këtë fundjavë pritet të jetë ndër më interesantet që janë luajtur ndonjëherë, ngase të dy ekipet po luftojnë për titullin e kampionatit.

E metë e kësaj kryendeshje do të jetë mungesa e shikueseve, që kësaj here do të mungojnë shkaku i pandemisë, shkruan kryelajmi.

Por, kjo nuk është hera e parë që kjo ndeshje luhet pa shikues, ngase një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2012, pikërisht më datë 22 prill.

Ishte kjo kohë kur shikuesit ishin dënuar nga federata.

Si tashti, edhe atëherë shikuesit ishin ngjitur mbi ndërtesat që janë përreth stadiumit, prej ku e kanë përcjellë ndeshjen.

Në ndeshjen pa shikues më mirë ishte gjetur Gjilani, që kishte ngadhënjyer me rezultat 1:2.

Golin e vetëm për Dritën e kishte shënuar Përparim Osmani, kurse për Gjilanin kishin shënuar Alban Hyseni dhe Bunjamin Shabani.