16:57 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Drita Hajdari i përgjigjet Blakajt për “Pronton”: Unë aktakuzën time e kam dërguar në gjykatë

Drita Hajadari, prokuroria e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka folur rreth aktakuzës së veteranëve mashtrues. Hajdari ka thënë se nuk ka pasur presion ashtu siç ka deklaruar ish-prokurori, Elez Blakaj.

Në një prononcim për Express, Hajdari ka thënë shkurt se ajo e ka dërguar në gjykatë aktakuzën. “Unë e kam thënë timen, me vetë faktin që e kam dërguar aktakuzën dhe e kam kryer punën time”, ka thënë Hajdari.

Ndërsa kur është pyetur për pretendimet e ish-koelgut të tij Elez Blakaj ajo ka thënë se nuk dëshiron të flasë lidhur me deklaratat e tij duke kërkuar mirëkuptim. “Kam vendosë fare mos me u prononcu për këtë çështje, dhe ju lutna për mirëkuptim”, ka thënë Drita Hajdari.

Ish-prokurori, Elez Blakaj, përmes një letre të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, pas largimit nga Kosova, ku ka akuzuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi se kishte tentuar ta frikësonte atë me dërgim në komisionin disiplinor në rast se nuk rishikohet aktakuza e rastit të “Dosjes së Shefave”.