16:57 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Drita i huazon në Ligën e Parë dy futbollistët, Henri Onoka dhe Enhar Cakollin

Klubi i Dritës me anë të një komunikate ka bërë të ditur që i ka dërguar në huazim dy futbollistët, Henri Onoka dhe Enhar Cakolli.

Onoka është huazuar tek KF Arbëria, kurse Cakolli tek Ferizaj, transmeton Indeksonline.

Arbëria dhe Ferizaj bëjnë gara në Ligën e Parë. Huazimi është 1 vjeçarë.

Klubi i Dritës është treguar shumë aktiv në këtë merkato, ku ka arritur të bëj mbi 10 transferime./Indeksonline/