15:24 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Drita ia merr një pikë Ballkanit, “llugë” në Superligën e Kosovës

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros 25’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat që nga fillimi i takimit luajtën me shumë siguri, ku edhe rezultatin final e vendosën në 0:0, shkruan IndeksOnline

Në këtë ndeshje në minutën e 81 me karton të kuq u ndëshkua Sinani i Ballkanit që për 9 minuta ia vështirësoi vërtetë punët Ballkanit.

Me këtë barazim Drita mbanë pozitën e parë me 54 pikë të grumbulluara e Ballkani 52 sosh.