15:14 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Drita kalon në epërsi kundër Drenicës

Skuadra e Dritës nuk ka të ndalur. Gjilanasit po kalojnë formë të mirë dhe kjo po manifestohet edhe në rezultate.

Në ndeshjen që po luhet në Skenderaj kundër Drenicës, Drita ka kaluar në epërsi pas golit të Gilberto Fortunatos në minutën e 38-të.

Mizair Emini harkoi nga këndi, ndërsa Fortunato shënoi me kokë.

Në rast të fitores, ekipi i Ardian Nuhiut do të jetë lider i ri në Superligë. /Indeksonline/