20:19 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Drita kërkon kompensim nga Prishtina për dëmet e bëra në zhveshtore

Pas ndeshjes, Gjilani-Prishtina, skuadra mysafire dëmtoj zhveshtoren e ekipit të Dritës.

Drejtori i Dritës, Valon Zymberi në një prononcim për “RTV Dukagjini” ka treguar që do të kërkojnë kompenzim nga klubi i Prishtinës.

“Do ta procedojmë dhe të na kompensojnë dëmin që e kanë bërë. Ne nuk jemi të inatosur. Ka qenë frustrimi i skuadrës së Prishtinës, sidomos kur e kanë parë që janë në zhveshtoret e liderit aktual, frustrimi ka qenë më i madh. Besoj që edhe ata për këtë vandalizëm i kanë rënë pishman. Por nuk është diçka që duhet marrë me shqetësim të madh”, u shprehë ai.

Zymberi foli edhe për ndeshjen e radhës që do të jetë pikërisht kundër Prishtinës.

“Nuk ka ndeshje të lehtë në fazën e fundit. Edhe kjo ndeshje është ndeshjen radhës. Do t’i qasemi me 100%. Unë besoj shumë te ekipi jonë. Mendoj që në fund do të marrim një rezultat pozitiv në fund”, tha drejtori i Dritës./Indeksonline/