14:26 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Drita më kërkuese në pjesën e parë se Feronikeli

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Feronikelit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultati aktual i takimit është 0:0, por që skuadrat po luajnë me presion të madh për të shënuar gol, shkruan IndeksOnline

Drita gjatë kësaj pjese të pare u ndodh në siklet, ku Cuculi preku topin me dorë në zonën e rrezikshme, por që gjyqtari nuk akordoi penallti.

Rasti më të mirë në këtë ndeshje e kishte, Almir Ajzeraj i cili i vetëm me portierin Smakiqi nuk arriti ta dërgoi topi në rrjetë.