22:45 / E Diele, 24 Maj 2020

Drita merr një lajm shumë të mirë në ditën e Bajramit

Të gjithë lojtarët e Dritës janë të pastër dhe nuk ka asnjë rast të infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga Gjilani përmes rrjeteve sociale, ku pasi janë kryer testet të gjithë kanë dalë negativ.

Ky është njoftimi i KF Dritës:

NJOFTIM

IKSHKP na njofton me rezultatet e testeve të djeshme.

Stafi dhe lojtarët e klubit tonë janë testuar të shtunën në mengjes, ndërsa sonte kemi pranuar rezultatin kga IKSHKP dhe te gjithë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19

Lajmi i mirë është se te gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar.

FC DRITA

Mos i humb