16:18 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Drita merr premia për ta ndalur edhe Feronikelin

Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërqeli e ka pranuar që klubi i tij ka pranuar premia për të ndalur Prishtinën dhe Llapin.

Megjithatë ai e mohon faktin që shifrat shkojnë deri në 40 mijë euro.

“Nuk është e vërtetë që kemi marrë aq shumë. Këto shifra të parave nuk përkojnë me futbollin e Kosovës. Shuma është shumëfish më e vogël, rreth 5,000 euro. Ky është stilmulim për futbollistët dhe ne vetë kemi ofruar premi në 80% të ndeshjeve. Ka premi edhe për ndeshjen e ardhshme kundër Feronikelit” ka thënë Kërqeli për Indeksonline.

Kampioni aktual javën e ardhshme do të luaj me liderin Feronikeli në Gjilan. /Indeksonline/