16:20 / E Diele, 31 Janar 2021 / C E

Drita mposhtet thellë nga ekipi ukrainas

Klubi futbollistik Drita është mposhtur me rezultat të thellë 0:5 nga ekipi ukrainas, Vorskla.

Kjo ndeshje miqësore u zhvillua në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Drita shkroi se ky rezultat u arrit për shkak të gabimeve të ekipit gjilanas sesa nga kundërshtari.

Ndeshjen e radhës miqësore, Drita e luan ndaj ekipit Minja, më datë 2 shkurt.