20:33 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Drita pa dy lojtar të rëndësishëm në ndeshjen kundër Prishtinës

Drita është ngjitur në krye të tabelës së Superligës pasi ka mposhtur rivalin direkt për këtë pozicion, Ballkanin me rezultat 2-0.

Por pavarësisht fitores, “Intelektualët” kanë marrë një lajm jo shumë të mirë, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen e radhës, atë kundër Prishtinës ata nuk mund të llogarisin në dy lojtarë.

I pari është Liridon Leci i cili u ndëshkua me të kuq kundër Ballkanit, ndërsa tjetri është Bujar Shabani i cili ka grumbulluar kartonë të verdhë.

Por, Drita nuk do ta ketë vetëm mungesën e dy lojtarëve të lartcekur pasi tashmë i lënduar është edhe Hamdi Namani.

Takimi, Prishtina – Drita, zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë. /IndeksOnline/