13:16 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Drita prezenton sulmuesin 33 vjeçar Izair Emini

Drita ka siguruar shërbimet Izair Eminit, që së fundi është aktivizuar te skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës.

33 vjeçari luan në pozitën e sulmuesit. Ekipi nga Gjilani e sheh Eminin si zëvendësues të Kylian Nwabuezes, i cili luajti gjysmë sezoni te Drita me mjaft sukses.

Emini pritet të jetë një ndër golashënuesit më të mirë këtë stinor në Superligë.

Ndryshe “Intelektualët” kanë bërë disa përforcime deri tash si mbrojtësi Ilir Blakqori e mesfushori Hamdi Namani. /Indeksonline/