10:26 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Drita – Prishtina | Kupa tashmë është në stadiumin “Mardan” në Turqi

Sot me fillim nga ora 12:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Dritë dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll.

Si  duket gjithçka është gati para këtij takimi të madh, ku edhe është publikuar edhe një fotografi e Kupës, shkruan IndeksOnline

Pra, Kupa gjendet në stadiumin “MARDAN” në Antali të Turqisë.

Kujtojmë se në 50 duelet sa janë luajtur mes dy skuadrave, Prishtina ka shënuar 21 fitore, Drita ka 10, ndërsa 19 herë skuadrat kanë luajtur baras.