17:01 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Drita rinovon kontratën për dy vite edhe me këtë lojtar

Drita ka rinovuar kontratën me Ilir Blakqorin edhe për dy edicionet e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit, shkruan IndeksOnline.

Blakqori arriti që për herë të parë në karrierën e tij të shpallet kampion i Kosovës.

Më poshtë njoftimi i Dritës:

“Sot zyrtaret e klubit kane arritur ta finalizojne marreveshjen me mbrojtesin e majt Ilir Blakqorin.

Blakqori me kontributin e tij ishte njeri prej lojtareve me meritore sidomos ne ndeshjet e fundit ku edhe arritem te shpallemi Kampion e qe per Ilirin ishte edhe hera e pare ne karrier e tij qe arrin te shpallet kampion.

Iliri me knaqesi ka vazhduar bashkepunimin me klubin tone edhe per dy vitet e ardhshme dhe synimi i tij eshte arritja e rezultateve pozitive ne arenen nderkombetare

Suksese ne Champions Ilir”./IndeksOnline/