13:55 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / Blerim

Drita serioze në pjesën e parë ndaj Besës, Feronikeli në fund e befason Arbërinë e Gjilani minmalisht ndaj Drenicës

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet e javës së 13’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita si mysafire është duke avancuar me rezultatin 1:3 ndaj Besës që nuk po arrin ta përballojë kampionin aktual.

Për Dritën në këtë pjesë të parë shënuan, Haxhimusa me dy gola dhe Fazliu, shkruan IndeksOnline

Gol kishte edhe në takimin Feronikeli – Arbëria, ku Dabiqaj në fund të pjesë së pare vulosi shifrat në 1:0.

E ndeshje e matur dhe mjaft e fortë po zhvillohet në Gjilan, ku Drenica aktualisht është në disavtazh ndaj Gjilanit me golin e realizuar nga Nikaç në minutën e 11’të të takimit.