09:27 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

Drita sot fillon ëndrrën evropiane të Ligës së Kampionëve

Drita do të përballet sot me Inter d’Escaldes, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës preliminare në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës futet në ndeshje si favorit, ani pse ekipi modest nga Andorra meriton respekt.

Megjithatë, kualiteti është dukshëm në anën e ekipit bardhekaltër, andaj sot me të drejtë presim rezultat pozitiv nga skuadra gjilanase.

Ardian Nuhiu nuk pritet të ketë mungesa të theksuara në këtë përballje, derisa edhe andorrianët kanë në dispozicion 11-shen më të mirë.

Ndeshja do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës me fillim prej orës 18:00.

Paraprakisht, prej orës 15:00 luhet gjysmëfinalja tjetër mes Tre Fiori dhe Linfield, fituesi i të cilit takim përballet me fituesin e duelit Drita – Inter.

Mbarë opinioni sportiv vendor mbështetë sot njëzëri kampionin e Kosovës: Forca Drita!