08:47 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / C E

Drita zhvillon sonte ndeshjen e parë në Conference League

Nënkampionia e Kosovës, Drita, sonte (e enjte) do të zhvillojë ndeshjen e parë në raundin e parë kualifikues në Conference League.

Skuadra gjilanase do të me skuadrën shqiptare nga Tuzi, Deçiqin, skuadër e cila për herë të parë merr pjesë në gara ndërkombëtare.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 15 korrik në Podgoricë.